AKTIVITET TRAJNUES: “Aktet e ekspertimit si provë shkresore"

Shkolla e Magjistraturës, më datë 19 nëntor 2024, zhvillon aktivitetin trajnues me temë: “Aktet e ekspertimit si provë shkresore. Kushtet e vlefshmërisë, përdorshmërisë dhe papërdorshmërisë së tyre në procesin gjyqësor. Procesi i të provuarit gjatë gjykimit civil dhe veçoritë e aktit të ekspertimit si provë.”, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.

Ky aktivitet drejtohet nga: 

Ekspertë: Dritan Caka dhe Nurjeta Pogaçe

Lehtësues: Olti Skrame

Qëllimi i këtij trajnimi është: të pajisë pjesëmarrësit me njohuri dhe aftësi për: Vlerësimin e provave: Kuptimin e kushteve të vlefshmërisë, përdorshmërisë dhe papërdorshmërisë së provave në procesin gjyqësor. Procesin e të provuarit: Theksimin e rolit të palëve dhe gjyqtarit gjatë gjykimit civil. Ekspertimin si provë: Analizimin e veçorive të aktit të ekspertimit dhe kriteret për pranueshmëri. Zbatimin praktik: Menaxhimin e provave në mënyrë të drejtë dhe të ligjshme, duke përmirësuar cilësinë e procesit gjyqësor.

Trajnimi do të realizohet duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike & kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve. 

Gjatë këtij aktiviteti trajnues do të trajtohen tema të ndryshme, si: 

  • Ekspertimi si provë në procesin gjyqësor civil.

Nënçështje:

  • ekspertimi dhe eksperti si institute procedurale civile;
  • caktimi dhe emërimi i ekspertit;
  • kompetencat dhe tagrat e ekspertit;
  • përgjegjësia e ekspertit;
  • çështjet në të cilat ekspertimi parashikohet shprehimisht si provë;
  • shpërblimet e ekspertit.
  • Analizë krahasuese, lidhur me ekspertimin në procesin gjyqësor civil. 

Nënçështje:

  • ekspertimi sipas legjislacioneve të Kosovës dhe të Italisë;
  • ekspertimi sipas KEDNJ-së;
  • qëndrimet e ndryshme procedurale, të hasura në praktikë, lidhur me caktimin dhe emërimin e ekspertit.

Në këtë aktivitet trajnues marrin pjesë gjyqtarë, prokurorë dhe avokatë shtetit të Republikës së Shqipërisë.

Gjeni quizin në linkun më poshtë:

https://vazhdues.magjistratura.edu.al/quiz/qsm_quiz/aktet-e-ekspertimit-si-prove-shkresore-kushtet-e-vlefshmerise-perdorshmerise-dhe-paperdorshmerise-se-tyre-ne-procesin-gjyqesor-civil/